“Book Descriptions: Kjo përmbledhje novelash ec në vazhdën e vëllimit që i paraprin, "Hija e Maleve". Pas kthimit prej mërgimit dhe përvojës si arsimtar në Vlorë dhe në Shkodër përfiton një këndvështrim më të pjekur ndaj elementeve përbërëse të mjedisit qytetar e krahinor. Elementet e tekstit vijojnë të kenë elemente autobiografike, ku vërehet identifikimi i Koliqit me Hilush Vilzën, duke i dhënë tekstit më pas një shtrirje të shkallëzuar kundrejt temave kryesisht urbane. Shtjellon sa në një mënyrë sa në një tjetër dallimet mes shtresave shoqërore, shtresëzimet i shquan përmes rrëfimit, përshkrimit, dialogut dhe formave të tjera ligjërimore duke i ndenjtur të folmes urbane të Shkodrës së asaj kohe.” DRIVE