“Book Descriptions: Kjo vepër e Konicës përbën një analizë të hollësishme shoqërore e psikologjike të shoqërisë shqiptare, bazuar në udhëtimin e autorit në Shqipëri, më 1928-n. Është një vepër tërësisht dokumentare e argumentuar, por ku nuk mungojnë ngjyrimet e satirës koniciane.
Ideja e trajtuar në themel të veprës është se çështja kombëtare pengohet nga vetë shqiptarët e pikërisht nga shtresa të tilla si ekspertët, robotët dhe levantinët. Këta të fundit, më të rrezikshmit, kanë humbur vetitë karakteristike kombëtare, janë çoroditur, nënvlerësojnë e mohojnë çdo vlerë kombëtare dhe mitizojnë si snobë çdo gjë të huaj. Në hullinë e ballafaqimit të psikologjisë etnike të popullit tonë me psikologjinë e tjetërsuar të levantinëve kristalizohet qartë rëndësia e ruajtjes së autenticitetit të çdo gjëje kombëtare, në fushën e psikologjisë, kulturës, zakoneve etj.” DRIVE