“Book Descriptions: Botimi origjinal i veprës asht në gjermanisht dhe ka dalë prej shtypshkronjës “Gutenberg” në vitin 1943 në Tiranë.
Gjovalin Gjadri (1898-1974), inxhinier shkodran i shkolluem në Vjenë ia kushtonte këtë libër grues së vet të vdekun në moshë të re, bijës së Abdi bej Toptanit.
Për gjuhën e pasun, ndjenjat e thella, analizat filozofike dhe tragjizmin që mbart, ky libër mendoj se hyn me të drejta të plota – edhe me anë të këtij përkthimi të plotë (modest) në gegnisht – ndër veprat me spesor të thellë filozofik të letërsisë sonë.” DRIVE