E madhe është gjëma e mëkatit (Tat Tanushi i Bubutimës)
(By Mitrush Kuteli) Read EbookSize | 29 MB (29,088 KB) |
---|---|
Format | |
Downloaded | 696 times |
Last checked | 16 Hour ago! |
Author | Mitrush Kuteli |
Vepra ka tre tituj: 1- “E Madhe është Gjëma e Mëkatit”,- 2-“Tat Tanushi”, 3-“Rrëfime Nga Liqeri i Kaltër”. Të tre titujt, nuk kanë të bëjnë me kohën e botimit, pasi vepra u botua pas gjysmë shekulli, dhe vetëm me titullin e parë. Ne dorëshkrimet, punimet dhe ripunimet e veprës ajo titullohet herë me njërin titull herë me tjetrin. Është i pëlqyeshëm titulli i dytë “Tan Tanushi”, pasi ai të fut menjëherë në ngjarjen dhe historinë se ç’farë i ndodh këtij iliriani të pashëm, vetëm se dashuroi marrëzisht, duke e ditur se përjetësisht dashuritë e mëdha janë të destinuara të vdesin. Pra është një titull që do t’i shkonte më shumë veprës dhe mënyrës se si është shkruar. Ndërsa titulli i tretë “Rrëfime Nga Liqeri i Kaltër” është i gjerë, ai lidhet me rrëfimet e rrëfyera më parë nga banorët buzë liqerit, me të cilët ndërthuren pothuajse të gjitha rrëfenjat e Kutelit. Titulli i parë, i cili sa të bën kurioz për ta lexuar aq edhe të tremb, duke menduar se kjo botë është tërësisht mëkatare, përpara shkrimeve të ungjillit dhe besimit ndaj perëndisë, ndaj s’ka se si të mos e ndjesh veten mëkatar përpara tyre. Por megjithatë, titujt nuk ndryshojnë asgjë në përmbajtjen dhe mesazhin e madh të veprës. Kuteli e ka shkruar me aq mjeshtëri dhe fantazi të përkryer artistike sa që ti dëshiron të kesh qenë brenda kësaj “gjëme të madhe” të këtij “mëkati”.”